Denonco

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës u bën thirrje të gjithë qytetarëve denoncimin e çdo rasti të përfshirjes ose nxitjes apo kërkesës për përfshirjen e të nëpunësve civil apo punonjësve administrativ të aparatit të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës apo të institucioneve në varësi të saj, në veprimtari politike apo në mbështetje të një partie politike ose kandidati në zgjedhje, në zbatim të VKM nr.473, datë 01.06.2017 “ Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë proçesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017 ” .

Për të denoncuar shkelje të konstatuara nga ana e nëpunësve civil apo punonjësve administrativ të aparatit të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës apo të institucioneve në varësi të saj,Ju lutem te raportoni në  adresen zyrtare te facebookut te Ministrise se Transportit dhe Infrastruktures, si dhe në:

Tel +42380760
Email sokol.dervishaj@transporti.gov.al
Facebook Ministria e Transportit dhe Infrastruktures

 

24-06-2017