Postuar më: 20 Nëntor 2015

Haxhinasto inspekton punimet në rrugën Lezhë-Gjadër për paisjen me sinjalistik të re

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka ndjekur punimet e projektit për vendosjen e sinjalistikës në aksin rrugor Vorë- Hani I Hotit, me një gjatësi 115 kilometra. Ndalesa e zotit Haxhinasto ishte në Gjadër të Lezhës, ku duke folur për mediat ju bëri apel drejtuesve të automjeteve dhe kalimtarëve që të respektojnë sinjalistikën. Pasi shifrat zyrtare tregojnë se 40 % e aksidenteve rrugore, shkaktohen nga mos respektimi i tabelave dhe sinjalistikës. Zoti Haxhinasto theksoi se qëllimi kryesor I këtij projekti është qëndrueshmëria dhe efikasiteti i investimit, duke theksuar se ky projekt do të reduktojë ndjeshëm aksidentet.

Më poshtë fjala e plotë

Besoj se ky projekt që kap aksin rrugor Vorë-Han i Hotit, do të ketë ndikim dhe ulje  të ndjeshme të numrit të aksidentevë. Pavarësisht nga kjo përfitoj nga rasti për t’i bërë një apel të gjithë qytetarëve: Duhet pasur kujdes nga këmbësorët, nga ata që drejtojnë motoçikletat, nga drejtuesit e automjeteve të cilët dalin nga rruga në mënyrë të pashpjegueshme, ose që janë duke folur në telefon apo janë të lodhur, sepse statistikat tregojnë, se rreth 40% e numrit të aksidenteve i përket këtyre kategorive. 
Ky është një nga projektet e rëndësishme që Autoriteti Rrugor Shqiptar realizon këtë vit. Është një segment rreth 115 km nga Vora deri në Shkodër dhe më tej, në Hanin e Hotit. Ka një vlerë prej 485 mln lekë të reja,  5 mln lekë të reja, është një investim i konsiderueshëm. Sigurisht që kërkesa jonë është që cilësia të jetë maksimale, që qëndrueshmëria e këtij investimi të jetë sa më e gjatë, me qëllim që ky investim të ketë efikasitet dhe ti ëshërbejë sa më shumë rrugës, ti ëshërbejë sa më shumë qytetarëve që përdorin këtë segment të rëndësishëm të rrjetit tonë rrugor.