Postuar më: 11 Shkurt 2016

Reagimi i DPUK-së pas deklaratave të drejtorit të Ujësjellësit Tepelenë

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E UJËSJELLËS KANALIZIMEVE.

Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve e ka ndjekur nga afër situatën e Ujësjellësit në qytetin e Tepelenës e Memaliaj, ku janë vërejtur disa problematika, por gjëndja është në kontroll dhe nuk paraqet situatë emergjentë. 

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe D.P.U.K pas kontrolleve të shpeshta në këtë  rajon, kanë parashikuar edhe  në buxhetin e këtij viti ndërhyrje për të rregulluar rrjetin. 
Sigurojmë qytetarët e Tepelenës dhe Memaliajt, se furnizimi me ujë do të vazhdojë normalisht, ndërsa i bëjmë thirrje përfaqësuesve lokal ti evitojnë deklaratat që reflektojnë panik.