Fjala e Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës në promovimin e kompanisë ALBCONTROL SHA

Postuar më: 18 Dhjetor 2013
Rasti që na mbledh këtu sot ka të bëjë me emrin e kësaj Agjencie të rëndësishme e cila është një ndër institucionet shqiptare që integrohet e para në Bashkimin Evropian, për vetë aderimin që ajo ka në euro kontroll dhe për vetë marrëdhenien e shkëlqyer që ajo ka me të. Por jo vetëm në aspektin ligjor por mbi të gjitha në aspektin e cilësisë së shërbimit që ofron dhe potencialeve që ka për të qëndruar dhe respektuar si agjensi kombëtare në shërbimet për transportin ndërkombëtar por edhe për atë kombëtar.