Fjala e Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës z. Edmond Haxhinasto sot në Parlament

Postuar më: 26 Nëntor 2013
Unë vlerësoj se gjithëkush duhet të ndjejë përgjegjesin për çdo jetë njerezore, për mënyrën se si ndikojmë ne me politikat tona qofshin politika investimesh apo politika buxhetore. Rrugët janë jetë por rrugët po marrin edhe shumë jetë. Çdo ditë vdes nëpër aksidente rrugore më shumë se një shqiptar, dhe ky fakt tragjik nuk ka vend për debat politik.

Fjalimi i mbajtur nga Ministri Haxhinasto në Konferencën Kundër Korrupsionit

Postuar më: 13 Nëntor 2013
Dëshiroj të filloj prezantimin tim duke shprehur se korrupsioni përveç dimensionit të tij të rënde moral ose fenomenit moral që ka është edhe nje fenomen ekonomik, një kosto shumë e rëndë për shoqërinë dhe qytetarin . Është shtesë kostoje në të gjithë shërbimet që atij i ofrohen nga infrastruktura dhe të gjitha shërbimet e tjera. Në kuptimin penal korrupsioni është përdorimi i funksionit publik për përfitime personale , pra është forma më e rëndë e tij . Por ai mer trajta të ndryshme ,forma të ndryshme dhe është produkt i veprimeve të ndryshme që kanë të bëjnë sigurisht dhe me qeverisjen dhe me funksionet publike. Ka të bëjë edhe me papërgjegjshmërinë në planifikim, paaftësinë në zbatimin e planeve dhe strategjive . Është rezultat i trafikimit të influencës , i politizimit ekstrem por edhe i mungesës së llogaridhënies

Fjala e Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Z. Edmond Haxhinasto në takimin e hapur me biznesin(...)

Postuar më: 04 Tetor 2013
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, z. Edmond Haxhinasto, mori pjesë në takimin e hapur me biznesin “Dialog, Përgjegjësi, Partneritet” të zhvilluar sot paradite në Hotel Sheraton, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri z. Edi Rama dhe disa ministra të tjerë.