Postuar më: 12 Shkurt 2016

Fjala e ministrit Haxhinasto në Parlament për reformën e transportit ndërqytetas

Biletat me Greqinë

Për biletat e transportuesve ndërkombëtar para 1 jave u bë komisioni iI përbahskët më Greqinë, është kërkuar nga pala jonë dhe është rënë dakort midis të dyja palëve, për njohjen e biletave dhe në takimin e ardhshëm midis dy ministrive të financave të dy vendeve do të zyrtarizohet. Thelbi është që të dyja biletat si shqiptare dhe greke, të kenë një vlefshmëri në të dyja anët e kufirit. Por dua t”ju informoj se është një problem shumë i vjetër që kanë transportuesit rrugor. Dhe mua me vjen shumë mirë që ndjeshmëritë vijnë dhe forcohen gjatë kësaj qeverie. Por kjo s”ka rëndësi e rëndësishme është që tju shërbejmë qytetarëve shqiptar. 

Rruga e Arbrit

Për Rrugën e Arbrit, është shembulli ekselent se si mund të bëhet një projekt në të kundërtën e tij. Pra një projekt që duhet të ishte strategjik, duhet të paktën të ishtë konsultuar dhe programuar me fqinjët tanë, dhe të paktën duhet të ishte programuar në buxhetin e shtetit që në kohën kur filloi u konceptua si projekt. Në këtë projekt u realizuan 2/3 e rrugës dhe 1/3  e tij që kushton të paktën sa 3 fishi I asaj 2/3, nuk planifikohet fare në buxhet. Dhe sigurisht nuk mund të flisni se është faji i kësaj qeverie. Angazhimi i qeverisë është shumë i madh, kemi bërë një përjashtim nga proçedurat normale konçesionare për këtë projekt, sepse kompania që erdhi me ofertë konçesionare, erdhi me para për ta ndërtuar atë. Ishte e nevojshme që ajo të bënte konfirmimin e studimit teknik të këtij projekti, dhe ka pasur probleme me të, e kompania ka bërë disa sugjerime të reja të cilat janë shqyrtuar  në mënyrë institucionale nga të gjitha institucionet e shtetit shqiptar . I është kthyer përgjigje çfarë pranohet dhe çfarë nuk pranohet për ndryshimet në projekt dhe tani presim ofertën e kësaj kompanie. Por ju harroni që ne vazhdojmë investojmë për pjesën e filluar prej vitesh mbi 5 vjet, dhe në 2 vitet e fundit kemi paguar 15 ml dollar për të vazhduar dhe mbaruar punimet e filluara. 

Rruga Tiranë-Elbasan.

Jeni të pasaktë se drejtuesit e projektit nuk janë ndryshuar 3 por 2 herë, një që trashëguam dhe një që punoi 1 vit e gjysëm u përpoq, por pastaj dha dorëheqje, sepse problemet e mëdha të trashëguara nuk mund të kontrolloheshin prej atij personi. Tani është I treti në detyrë që është duke punuar, duke bërë një punë shumë të mirë. Madje në këtë periudhë që ka punuar ka zgjidhur atë problematik të jashtëzakonshme që është trashëguar në atë projekt. Dhe problematika është e frikshme, ka të bëjë me mungesën e studimeve gjeologjike, mungesën e planifikimit financiar etj etj, që spo i bëj publike. Pra na duhet kohë që të riparojmë të gjithë këto defekte me qëllim që mos na ndodhin rrëshqitje nga faqja e malit siç ndodhi në Ibë. Që vjen si rezultat i mungesës së studimit gjeologjik, dhe si rezultat i ndërhyrjes pa parashikuar në projekt  një potencial të tillë rrëshqitës që kishte rruga. Nuk besoj se e keni guximin ti jepni faj kësaj qeverie për këtë gjë. Ne ndjekim proçedurat ligjore, ka një kontratë që drejton të gjithë llogjikën me kompaninë përkatëse, por ato që thatë ju janë llafe që i dëgjoni në korridore. Ju kam thënë disa herë gjithë grupit tuaj, nëse doni jeni të mirëpritur ejani merrni informacion, që kur të vini këtu të flisni seriozisht. Duhet ta kuptoni se çështja e infrastrukturës nuk është politike, nuk bëhet politikë me infrastrukturën. Sepse janë lekë të taksapaguesve shqiptare, por është çështja juaj që doni ta shfrytëzoni politikisht. 

Rruga e Kombit.

Përsa i takon rrugës së Kombit, edhe për këtë kam bërë një komunikim zyrtar përpara qytetarëve dhe jam shprehur shumë qartë, që procesi që hapëm për dhënien me konçesion të përfundimit të rrugës dhe mirambajtjes së kësaj rruge, që kërkon nga 50 deri në 100 milion euro të përfundojë. Procesi nuk përfundoi me sukses sepse vlerat që u paraqitën nda të dy ofertuesit  e fundit, ishin mbi 2 herë më të larta se sa vlera optimale që ishte llogaritur nga konsuleti ndërkombëtare IFC. Dhe si gardian të interesave publike që jemi , nuk mund ta shpallnim këtë tender të vlefshëm sepse nuk kishin pse të paguanin qytetarët shqiptar dyfishin e vlerës së asaj që duhej të paguanin. Une mbroj interesin e publikut, ju s”mund ta akuzoni ministrinë për këtë. 

Bypass Shkodër

Në lidhje me bypassin e Shkodrës, edhe kjo ishte një vepër e trashëguar me probleme të mëdha teknike, nuk  është financuar ashtu siç nuk janë financuar disa projekte të tjera, që kanë nevojë për ndërhyrje për riparime teknike të projektit. 

TIA

Në lidhje me këtë çështje i kam kërkuar edhe medias dhe interesit të deputetëve që të jenë të përmbajtur, sepse ka një marrëveshje në procesin e negociatave që ruhet konfidencialiteti. Dhe sigurisht një marrëveshje nuk mund të quhet e përfunduar deri në momentin që ajo firmoset, dhe kur të firmoset do të vijë në parlament se është amendim ligji. Pra është amendim i kontratës konçesionare, ju do të keni mundësinë ta shikoni në thelb ta diskutoni në komisione, dhe pastaj konkludojmë. Por më habit fakti që guxoni dhe bëni hamendësime për gjëra që s”keni ide. Thoni që është 100 km dhe del jashtë aeroportit në Kukës, nga e dini ju këtë?! Ku e gjëtët këtë konkluzion, në kafene?! Mos flisni kot interesohuni, tregoni interes zyrtar. Do të jetë jashtë, edhe Vlora edhe Kukësi, dhe e gjithë zona tjetër e Shqipërisë që ka sens të ndërtohet një aeroport tjetër. Mirë do të ishte mos të kishte asnjë kufizim, por edhe kufizimi minimal ka sens llogjik, sepse s”mund të vendosësh 2 aeroporte në një rreze me pak se 200 kilometër. Nuk ndodh as në vendet më të zhvilluara jo më në Shqipëri. Mos kini merak edhe Kuksi edhe Saranda edhe Vlora dhe gjithë zonat e tjera që kanë nevojë për aeroport do të jenë jashtë kësaj rrezeje,  për këtë ju garantoj. Deri në momentin e miratimit të marrëveshjes nga ata që kanë detyrimin ta miratojnë, dhe në rastin konkret ka ngelur vetëm  një miratim, që është miratimi nga kreditorët, aksionerët e kanë arritur marrëveshjen, qeveria Shqiptare e ka arritur marrëveshjen. Tani  duhet të japin edhe “no objection”, pra jo kundërshtinë e tyre ato që kreditojnë këtë aeroport. Dhe duhet të keni durimin se nuk është çështje politike dhe kjo, por e bëjmë politike dhe po të doni, se 8 vjet nuk u arrit ndonjë marrëveshje, por nuk është mirë ta bëjmë politike. Është çështje që I intereson qytetarëve shqiptar, duke filluar nga Kuksi ku do të krijohen vende të reja pune dhe pjesës tjetër të Shqipërisë. Dhe nuk është e vërtetë që shtyhet marrëveshja në thelbin e saj. Kush jua ka thënë këtë, që ne do e shtyjmë apriori ndërtohet as s”ndërtohet aeroporti i Kukësit, ju besoni që ne jemi kaq naiv. Gjithmonë do i shërbejmë interesit të publikut.

Targat me Çip.

Për target me çip, edhe kjo një histori e vjetër dhe shumë qesharake, po ja u sqaroj sërish se ka ardhur një kërkesë konçesionare e pakërkuar  nga një subjekt që unë nuk mund ta paragjykoj, përkundrazi e falenderoj dhe e respektoj për kërkesën që ka sjellë. Është një investitor që do të investojë të japë një shërbim që nuk  e ka sistemi ynë I transportit. Tani ju filloni bëni ironira, se kam dëgjuar dhe persona të tjerë nga ju, që kanë thënë në këtë seancë se këtë e ka vetëm Taxhikistani . Por a e kuptoni se është një pjesë e  kompanisë nga Azerbajxhani. Por ta dini ju Azerbajxhani është duke investuar shumë në teknologjitë inovative. Targa me çip është njësoj si të vendosësh një sistemin monitorimi trafiku me kamera, por aftësia e leximit të këtij çipi është shumë më e lartë se sa ajo që lexon kamera. Sepse kamera mund të jetë në kushte të kufizuara të shikueshmërisë, nëse makinat janë njëra pas tjetrës, nuk dallohet targat, kurse çipi dallohet në çdo rethanë. Pra është një alternartivë për kamerat. Por pavarësisht kësaj, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe gjithë institucionet e tjera të shtetit shqiptar, kanë për detyrë të analizojnë çdo kërkesë konçesionare, dhe gjykimi juaj duhet të fillojë në momentin që ne e pranojmë kërkesën konçesionare. Ne jemi në vlerësim   të kësaj oferte, dhe e kemi çuar edhe në institucione të tjera për mendim si Autoriteti I Konkurencës, Zyra për Mbrojtjes e të Dhënave, do bëjme dhe ne vlerësimin tone, sa do ju kushtojë qytetarëve shqiptar dhe ju ftoj të jeni të duruar deri sa të japim verdiktin. 

Transporti Ndërqytetës.

Kjo është një nga reformat më të rëndësishme në transport në 20 vite, sepse krijon premisat e një cilësie totalisht të ndryshme të transportit ndërqytetas për qytetarët shqiptar. Është një reform që fillon me këtë ligj por do të plotësohete dhe me akte të tjera nënligjore, do ketë VKM, urdhëra të përbashkët të ministrit të Transporteve të Financave me qëllim që të konsultohet I kuadri I nevojshëm ligjor I nevojshëm. Por përafron me 6 elementë të ndryshëm me direktivat europiane. Që ka të bëjë me kapotahzin, me zonën ku operojnë operatorët e ndryshëm, ka të bëjë me sigurinë siç është kërkesa për çertifikatë të aftësisë profesionale, është edhe në përputhshmëri me inovacionin I domosdoshëm për këtë system të transportit. Pra ka një përputhshmëri të plotë me direktivat e BE. Është bërë me një metodë ndër më modernet që ekzizton sot, atë të gravitetit e konsultuar me një konsulentë shumë prestigjoze europiane dhe ndërkombëtare, e cila gjeti një problematika të jashtëzakonshme në mënyrën si ishin organizuar linjat në transportin ndërqytetas në Shqipëri. Jo mbi bazën e nevojave por mbi bazën e dëshirave të autoriteteve vendore, këtë gjë e ndryshuam dhe vendosëm një metodologji  shumë të qartë se si do bëhet kjo punë. Për herë të parë po bëhet një hartë e qartë shkencore mbi nevojat që kanë qytetarët shqiptarë mbi bazën e kësja metode. Dhe prandaj ai numër shumë i lartë  linjave 588 linja, shkon tek 326 linja.  Mos kini merak se asnjë operator nuk parashikohet të dali nga tregu, të gjithë operatorët janë parashikuar të futen në shoqëri bashkiake, si aksionerë mbi bazën e automjeteve që kanë investuar. Kjo do të thotë  që operatorët do të kenë mundësi të rinovojnë flotën e tyre sepse është situatë mesjetare me flotën. Por rritet shumë siguria e qytetarëve shqiptar, nëpërmjet kësja ndërhyrjeje sepse prezantohen kërkesa të larta për drejtuesit e mjeteve si me çertifikatat e aftësisë profesionale që do I kenë që të gjithë pa përjashtim. Si dhe I japim zgjidhje edhe çështjes së furgonave që ishte shqtësim I disa deputetëve këtu, dhe sigurisht do të jenë pjesë e kësaj reforme. Do të futet edhe nevoja për tahografin me qëllim që shoferët mos ti zejë gjumi në timon e mos përdoren si skllevër port ë punojnë me orare që duhet të punojnë drejtuesit e mjeteve me një specifik të tillë. Element tjetër është përdorimi I terminaleve me qëllim që qytetarët të shërbehen që në terminal për shërbimin. Me oraret e linjave me biletimin e gjithë elementët ë tjerë.  Pjesë e rëndesishme është gjithashtu dhe biletimi elektronik ku me futjen e teknologjisë dhe invacionit , të evitohet evazioni I jashtëzakonshëm që është në këtë sektor.  Këtë do ta kontrollojmë dhe realizojmë nëpermjet një projekti pilot mbi tre linja, Tiranë -Shkodër, Tiranë- Durrës dhe Tiranë- Elbasan.  Nëpermjet kësaj jo vetem do te kete lehtesi për të kaluar nga një linjë në tjetrën por dhe pagesa do te jetë në bazë të distancës së realizuar. Por reforma është më e gjërë jo vetëm kaq, por do të pasohet nga akte të tjera nënligjore.  Përsa I përket ndërrrimit të flotave është bërë një plan që fillon në 1 janar 2017, pasi gjithë operatorët të jenë pjesë e shoqërive bashkiake të mund të realizojnë këtë objektiv, brënda  5 viteve.  Përfitues janë edhe qytetarët e tjerë gjithashtu që nuk hipin në autobus, që udhëtojnë edhe me këmbë, pasi nga 270 tonë CO2, që del sot nga kjo flotë mesjetare autobuzësh do të shkojë në 180 ton në ditë, një diferencë e jashtëzakonshme në uljen e ndotjes së mjedisit.