Postuar më: 29 Shkurt 2016

Analiza vjetore e Hekurudhave ,Haxhinasto në 2016 gamë të gjërë shërbimesh ndaj biznesit

Është zhvilluar në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës analiza vjetore e drejtorisë së Hekurudhave shqiptare. Ministri Edmond Haxhinasto tha se pavarësisht problematikës së trashëguar, transporti hekurudhor ka potencial të madh zhvillimi dhe mund të japë më shumë kontribut në ekonominë e vendit. 

Ministri Haxhinasto, nënvizoi se ndër objektivat kryesor për 2016 duhet të jetë rritja e mëtejshme e konkurueshmërisë dhe ofrimi i një game të gjerë shërbimesh për biznesin shqiptar dhe atë të huaj.
Ministri tha se Drejtoria e Hekurudhave duhet të konceptojnë qasje për ti ofruar një game shërbimesh biznesit, që falë çmimeve të lira që ofrojnë hekurudhat për transportin e mallrave, biznesi të zgjedhë këtë transport. Një tjetër objektiv për vitin 2016, është rivitalizimi segmentit të rëndësishëm Durrës-Elbasan-Përrenjas dhe Lin- Pogradec, duke i dhënë më shumë mundësi biznesit që përdorë këtë transport, nga Porti Durrësit deri në zonat kufitare.

Haxhinasto, u shpreh se do të realizohet një monitorim rigoroz, veçanërisht për operatorët e mineraleve dhe çimentos, të cilët i tejkalojnë normat e peshës mbi aks, duke dëmtuar akset rrugore, me qëllim që transporti i këtyre mallrave të realizohet me alternative konkuruese të transportit hekurudhor.