Postuar më: 23 Korrik 2015

Ministri Haxhinasto: Reformë e thellë në Sektorin e Ujit

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, zoti Edmond Haxhinasto, zhvilloi sot një tryezë të rrumbullakët me të gjithë donatorët në sektorin e ujit në vend, si edhe aktorët kryesor të këtij sektori, të cilëve u prezantoi detaje të reformës së përgatitur nga Ministria për këtë sektor jetik.  

Ministri Haxhinasto, duke prezantuar situatën aktuale, theksoi se pavarësisht investimeve të konsiderueshme që janë angazhuar në vite, nga buxheti i shtetit dhe nga donatorët, situata vijon të mbetet problematike ku prodhimi i ujit është larg nevojave të përdoruesve, ku humbjet janë shumë të larta me 67% e ujit te futur ne sistem. Ne prodhojmë 270 milion m3 ujë, nga i cili shesim 88 milion m3 dhe trajtojmë vetëm 20 milion m3. Me kapacitetet aktual prodhuese ne mund të furnizojmë të gjithë popullsinë në Shqipëri, ne mund të plotësojmë të gjitha kërkesat e popullsisë me 270 milion m3, për të pasur 24 ore, 7 ditë në javë, me cilësi të mirë uji.”:- vijoi analizën e sektorit Ministri.  

Duke folur për shkaqet e humbjeve të ujit, Ministri u shpreh se jane 3 shkaqet kryesore te kesaj situate, gjendja fizike e rrjeteve, prdorimi i gjere i energjise, dhe keqmanaxhimi apo cilesia e burimeve njerzore. Mbulimi i kostove që ndërmarrjet e UK hasin shkon deri në masën 82,5% të kostove totale dhe shtetit i kushton 18 milion euro cdo vit kjo situate.  

Ministri deklaroi se sistemi i ujësjellës kanalizimeve ka nevojë për një reformë të thellë, dhe se kjo reformë do të konsistojë në dimensionin ligjor, atë institucional, organizativ dhe menaxherial. Qëllimi i reformës, vijoi Haxhinasto, është përmirësimi i infrastrukturës, rritja e kapaciteteve menaxheriale dhe monitorin gjithëpërfshirës dhe cilësor i sistemeve, per te garantuar sherbim cilesor per qytetaret. 

Duke folur për pjesë të reformës, Ministri u ndal tek gjithe hallkat institucionale qe do te reformohen, perfshire MTI dhe DPUK. Ministri theksoi se tashme çdo investim do te realizohet ne perputhje me kriteret e Marterplanit kombetar, dhe sipas standarteve teknike te unifikuara.  

Një tjetër komponent i rëndësishëm i reformës, tha ai - janë burimet njerëzore ku bashkë me donatorët e huaj pritet  trajnimi, dhe certifikimi i tyre. 

“Për nga ana organizative, pritet që ndërmarrjet UK të marrin formën e  shoqërive aksionare, të cilat do të kenë një bord menaxhues, një Drejtues Ekzekutiv, një Drejtues Financiar, dhe një Drejtues Teknik qe do të jenë përgjegjës për perfomancën dhe aktivitetet e sha uk, mbi bazen e nje kontrate individuale performance. 

Nëpërmjet inventarizimit të aseteve të ndërmarrjev UK, projekt i mbeshtetur nga BB, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës do të ketë një ide të qartë të asaj që është investuar deri tani, dhe se si   mund te bëhen ndryshimet në përputhje me ndarjen e re territoriale. Edhe skema e subvencioneve do të ndryshojë tha ministri, të cilat do të ofrojnë mbështetje për shtresat në nevojë dhe për konsumatorët me të ardhura të ulëta dhe jo te paguhen per te mbulur rezultatet e dobeta te ndermarrjeve.  

Në përfundim të prezantimit, Ministri ju rikthye investimeve në këtë infrastrukturë, për të cilat theksoi se kriter i rëndësishëm është ofrimi i shërbimit final për të cilin është bërë investimi, furnizimi me uje per cdo familje.