Postuar më: 06 Prill 2017

Inagurohet ujësjellësi i ri në Sarandë. Dervishaj: Nga ky ujësjellës përfitojnë 30 mijë banorë

Njoftim

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, bashkë me Ambasadoren Gjermane Susanne Schutz dhe kryetaren e Bashkisë së Sarandës Floriana Koka, kanë inaguruar ujësjellësin e ri të Sarandës. Ministri Dervishaj duke folur me këtë rast, tha se nga ky projekt i ri përfitojnë 30 mijë banorë të Sarandës, që kanë patur probleme në të kaluarën.

“Falenderoj KFW për këtë bashkëpunim të shkëlqyer dhe për këtë rezultat konktet për zhvillin ekonomik dhe turistik të Sarandës, për ti dhënë qytetit një infrastrukturë më moderne, për të shfrytezuar më mirë potencialin turistik. Ne duhet të kemi vazhdimësi për përmiresimin e ujësjellëskanalizimeve për Sarandën dhe gjithë Shqiperinë. Duhet të punojmë intensivisht për të përmirësuar jetesën e qytetarëve. Bashkëpunimi do të vazhdojë edhe partnerët sidomos BE dhe Gjermaninë që mbështet shumë Shqipërinë me projekte të ndryshme.

Duhet një administrim sa më i mire i ujësjellësit për qytetarët për të mos ju krijuar kosto. Uji është jetik dhe detyrim për qytetarët dhe veçanërisht zonat turistike. S’mund të ketë turizëm pa furnizim cilesor me ujë. Me KFW arritëm ti sjellin Sarandës ujë dhe energji. A mjafton kjo që Saranda të shfrytëzojë potencialin e saj? Shumë e rëndësishme, por jo e mjaftueshme. Kemi planifikuar fillimin e punimeve për hyrjen e qytetit dhe besoj fillon shumë shpejt. Jemi duke përfunduar projektin me P.P.P për rrugën Kardhiq- Delvinë.

Por prap Saranda meriton më shumë sepse është qytet portual dhe ka nevoje për një port me kapacitete turistike moderne, që turistët mos të vijnë nga rruga por edhe deti. Unë ftoj edhe KFW që të japi kontribut në këtë aspekt. Por prap mungon një element. Pas heqjes së ekskluzivitetit të TIA, kemi mundësinë për një aeroport të 2-të. Në sytë e mi s’ka vend më të mirë se Saranda për këtë aeroport.

Dhe besoj kjo do e bëj të pathyeshëm potencialin turistik të Sarandës”.
Ujësjellësi i ri i Sarandës, ka një vlerë investimi që shkon në 7.6 milion euro dhe ka një zonë mbulimi 65 % të qytetit.