Postuar më: 06 Janar 2017

Ministri Dervishaj inspektim në orët e vona të natës në Rrugën e Kombit. Dervishaj: Janë marrë masa për të përballuar situatën

Ministri I Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka ndjekur nga afër situatën e krijuar si pasoje e motit të ditëve të fundit, në Rrugën e Kombit. Ministri Dervishaj gjatë inspektimit në orët e vona të darkës, tha se pavarësisht situatës problematike, nuk ka asnjë aks kombëtar të bllokuar.

“Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar situatën emergjente si pasojë e rreshjeve të dendura të dëborës dhe ngricave të ditëve të fundit. Megjithe kushtet e vështira nuk ka asnjë aks rrugor kombëtar të bllokuar. Është e rëndësishme që gjithë drejtuesit e automjeteve të tonazhit të ulët dhe të lartë, të marrin masat dhe të mos qarkullojnë pa zinxhirë. Firmat kontraktore janë në gadishmëri maksimale, dhe kanë marrë masat shtesë për të përballuar situatën. Ministria e Transportit, drejtoritë e saj janë janë në gadishmëri maksimale. Dua të theksoj se kemi edhe një koordinim të mirë me pushtetin lokal”.

Në gadishmëri janë edhe Autoritetet Portuale të Durrësit, Vlorës e Sarandës, Agjensia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Aviacioni Civil.