Postuar më: 10 Janar 2017

Ministri Dervishaj inspekton aksin kombëtar Elbasan-Lin-Pogradec-Korçë-Kapshticë. Dervishaj: Janë marrë masat dhe aksi është tërësisht i kalueshem

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka ndjekur nga afër situatën e kalueshmërisë në akset rrugore Elbasan-Lin-Pogradec-Korçë-Kapshticë. 
Fillimisht Ministri Dervishaj u ndal në Qafë Thanë, ku qarkullimi I mjeteve është normal, kjo falë edhe masave të marra.

Më tej Ministri vijoi duke u ndalur në aksin Lin-Pogradec, aks rrugor që nuk ka shënuar probleme në qarkullim. Dervishaj tha se gjithë ky aks kombëtar nuk ka patur probleme qarkullimi.

Megjithatë Dervishaj tha se ka patur një reagim të vonuar nga firma kontraktore, për pastrimin e aksit Lin-Pogradec.

Por pavarësisht kësaj, situata ka ndryshuar dhe ka një angazhim të dukshëm, duke sjellë përmirësimin e situatës.

Ministri tha se pavarësisht masave të marra, nuk duhet harruar se ky është një dimër I ashpër me temperature shumë të ulëta, dhe prandaj drejtuesit e automjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë sinjalistikën.

Ndërkohë Ministria dhe gjithë drejtoritë rajonale janë në gadishmëri maksimale, duke motinuar situatën dhe janë marrë masat e duhura për të përballuar situatën. 
Ndalesa e fundit ishte në pikën kufitare të Kapshticës, ku Dervishaj tha se falë angazhimit maksimal ky aks nuk ka shënuar probleme në qarkullim.