Postuar më: 30 Dhjetor 2016

Ministri Dervishaj merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të 400 studentëve të Universitetit “Reald” në Vlorë

Ministri I Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të 400 studentëve të Universitetit “Reald” në Vlorë.
Ministri Dervishaj pasi dha disa diploma studentëve me rezultate të larta, tha se të rinjtë janë potenciali më I madh për shoqërinë dhe vendin tonë.
Ministri më tej theksoi se investimi te dija dhe shkollimi, është investimi më I sigurt për të ardhmen europiane të vendit.
Dervishaj gjithashtu I bëri thirrje këtij brezi të sapo diplomuarish që të japin kontributin e tyre për qytetin e Vlorës dhe vendin. Duke theksuar se të rinjtë meritojnë më shumë vëmendje si nga qeveria vendore dhe ajo qëndrore.
Gjatë ceremonisë ishin të pranishëm dhe deputet të Vlorës dhe kleri fetar.