Postuar më: 10 Prill 2017

Ministri Dervishaj në Konferencën për ujin Hungari-Shqipëri, kemi investuar 200 milion euro në sistem.

Njoftim

Ministri I Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka marrë pjesë në punimet e Konferencës Shqipëri-Hungari:sjellim së bashku profesionistët e biznesit të ujit.

Në fjalën hapesë të konferencës, Dervishaj u ndal te investimet në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, ku në 4 vite janë investuar rreth 200 milion euro, në ujësjellësa të rinj.
Ministri Dervishaj gjithashtu, tha se nuk është nevojshme të ketë rritje të tarifave të ujit.
Fjala e plotë

“Jam shumë I nderuar që ndodhem në këtë konferencë, vetëm 1 javë pas inagurimit që I bëmë linjës së parë ajrore low cost në Shqipëri, me Ministrin për Politikat e Transportit Hungarez. 
Një linjë ajrore shumë e rëndësishme dhe historike për qytetarët shqiptar. Por gjithashtu wizzair, do të ofrojë një shërbim shumë të mirë dhe cilësor, dhe mbi të gjitha me filozofinë e saj low cost, do të jetë një alternativë e rëndësishme dhe në aspektin financiar, pasi fluturimet do të jenë me çmime të arsyeshme.

Ky forum është I rëndësishëm dhe tregon nivelin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona, veçanërisht për shërbimet që duhet ti ofrojmë qytetarëve, shkëmbimit të eksperiencës që mund të marrim prej njëri-tjetrit, dhe mbi të gjitha për të kryer sa më mirë detyrën tonë. 

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e vlerëson së tepërmi sektorin e Ujit, dhe reformën tërësore që ne kemi ndërmarrë në këtë sektor. 

Dua të shpreh një falenderim për ish Ministrin Edmond Haxhinasto, për fokusin e veçantë që I ka dhënë kësaj reforme, dhe frutet e saj tashmë po ndihen. 

Bashkë me donatorët si Qeveria Gjermane me KFË, Banka Botërore, Bashkimi Europian etj, I kemi kushtuar një vëmendje sektorit të ujësjellës kanalizimeve, ku kemi investuar së tepërmi. 
Vetëm javën e kaluar kemi inaguruar ujësjellësin e ri të Sarandës me vlerë 6,7 milion euro, ndërsa kemi inaguruar më parë edhe ujësjellësin e Beratit, Lushnjes, etj. 

Investimet në sektor në 4 vite , shkojnë deri në 200 milion euro, një pjesë me buxhet dhe donatorët. Kemi shtruar qindra kilometra me rrjet të ri në gjithë vendin.
Është rritur dukshëm mesatarja e furnizimit me ujë në gjithë vendin, ku Qeveria Shqiptare ka investuar rreth 60 milion euro në 4 vite. 

Tejet I rëndësishëm është bashkëpunimi jonë me donatorët ndërkombëtarë, ku në 4 vite janë përfituar dhe investuar 140 milion euro, ndërsa në fushën e kanalizimeve 20 milion euro. 
Po kjo nuk është e mjaftueshme, qytetarët presin më shumë dhe përgjegjësia jonë është të bëjmë më shumë, për të ofruar shërbime cilësore.
Besoj se në të ardhmen, në bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë qëndrore dhe vendore, do ketë më shumë cilësi në këto shërbime. 

Shumë e rëndësishme është administrimi I këtyre aseteve nga bashkitë e reja në gjithë vendin. 
Duhet të rrisim kapacitetet menaxhuese, paralelisht me investimet në infrastrukturë, për të përmirësuar furnizimin me ujë për qytetarët, dhe ta kthejmë në një biznes fitimprurës. Çështja e ujit, është e lidhur ngushtë me turizmin, dhe me një sërë aktivitetesh të tjera të ekonomisë. 

Unë e kam thënë disa herë se funksionimi ynë apo mosfunksionimi, nuk duhet të kthehet në kosto për qytetarët. Tarifat e ujit, duhet të jenë të kujdesshme dhe të mos jenë kosto për qytetarët. 
Ne kemi shumë për të mësuar nga eksperienca hungareze në administrimin e ujësjellësave, sepse Shqipëria është bekuar nga natyra për burimet ujore, por duhet një menaxhim sa më efikas dhe I kujdesshëm nga ana jonë”.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të lartë të qeverisë hungareze si Ministri Shtetit për Diplomacinë Ekonomike Levente Magyar, dhe përfaqësues të tjerë nga biznesi dhe shoqatat e ujit në Hungari.