Postuar më: 12 Janar 2017

Ministri Dervishaj në Llogara, aksi Vlorë-Sarandë i kalueshëm

Ministri I Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka inspektuar ditën e sotme kalueshmërinë në aksin kombëtar Vlorë-Sarandë.

Ministri u ndal në Qafë Llogora, ku u njoh nga afër me situatën dhe masat e marra për të përballuar rreshjet e dendura të dëborës.

Dervishaj tha se ky aks është tërësisht I kalueshëm, pavarësisht se ka patur probleme për shkak të rreshjeve të dendura të dëborës dhe akullit. Ministri tha se është ndërhyrë në kohë dhe gjithë aksi rrugor që lidh Vlorën me Sarandën, veccanërisht në zonën e bregut, është I kalueshëm për të gjithë mjetet. Ministri gjithashtu përsëriti apelin ndaj drejtuesve të mjeteve që gjatë kësaj periudhe të përdorin zinxhirët, sidomos kur kalojnë në akse të veccanta rrugore.

Për gjithë rajonin e Jugut, Ministria dhe drejtoritë rajonale kanë marrë masat e duhura por edhe masa shtesë, për të mbajtur të gjitha akset rrugore hapur.