Postuar më: 31 Korrik 2017

MTI sqaron se nuk ka asnjë garë për dhënien me koncension të shërbimit të lejeve të qarkullimit

Zyra e shtypit

Në lidhje me lajmin e pasqyruar në disa media se shërbimi i lejeve të qarkullimit do të jepet me konçesion, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës sqaron se nuk ka shpallur asnjë garë për dhënien me konçesion të këtij shërbimi.
MTI, sqaron se shqyrtimi i kërkesave për kryerjen e shërbimeve të përcaktuara në ligj dhe vendimet e Qeverisë përmes partneritetit publik-privat, janë detyrim i institucionit përgjegjës dhe Agjensisë të Trajtimit të Konçesioneve (ATRAKO).