Dokumenta Strategjike

Plani Kombëtar për Integrimin Evropian, është miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 74, datë 27.01.2016, “Për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2016 – 2020”, ai është dokument bazë për përcaktimin e prioriteteve, planifikimin, koordinimin dhe monitorimin e përmbushjes së detyrimeve në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, ka përgatitur dhe integruar në këtë plan kombëtar Kapitujt 14 “Politika e Transportit” dhe 21 “Rrjetet Trans-Evropiane”, për të cilët ky institucion është përgjegjës.

Për më shumë shih kapituj 14 dhe 21 të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian në linkun e mëposhtëm:

http://www.integrimi.gov.al/al/dokumenta/dokumente-strategjike