Instrumenti i paraaderimit-IPA

Instrumenti për Asistencën e Para-aderimit (IPA) përfaqëson që nga 1 Janari 2007 instrumentin financiar të ndihmës të Bashkimit Evropian për vendet kandidate dhe potenciale kandidate, për vitet 2007-2013. Instrumenti i ndihmës së Para-aderimit ka për qëllim mbështetjen e vendeve kandidate dhe kandidate potenciale për anëtarësim në BE nëpërmjet investimeve në infrastrukturë dhe kapitalin njerëzor për arritjen e standardeve Evropianë të zhvillimit ekonomik e social dhe për të përballuar detyrimet e anëtarësimit dhe konkurrencën e tregut unik Evropian.

Me statusin aktual si vend potencial kandidat, Shqipëria përfiton nga IPA Komponenti I Asistenca për Tranzicionin dhe Ngritja e Institucioneve dhe komponenti II  Bashkëpunimi Ndërkufitar.