IPA komponenti I-rë

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka përfituar nga IPA komponenti I-rë, projektet si më poshtë:

  1. IPA 2007   Përmirësimi i sistemit të ujësjellësve dhe kanalizimeve në Shqipëri  
  2. IPA 2008   Asistencë teknike për Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit
  3. IPA 2008   Mbështetje për Sigurinë e Aviacionit civil në Shqipëri
  4. IPA 2008   Përmirësimi i transporti detar në Shqipëri - Rehabilitimi i portit të Shëngjinit
  5. IPA 2008  Studim pre-fisibiliteti/fisibiliteti dhe projekt i detajuar për rrugët strategjike inter-urbane dhe trans-urbane në Shqipëri
  6. IPA 2009   Përmirësimi i sistemit të ujësjellësve dhe kanalizimeve në Shqipëri
  7. IPA 2010   Përmirësimi i sistemit te ujët te pijshëm dhe kanalizimeve
  8. IPA 2011  Ndërtimi i sistemit të kanalizimeve dhe impianti i trajtimit të ujerave të përdorura në Velipoje, faza III
  9. IPA 2011   Ndërtimi  i by passit të Vlorës
  10. IPA 2012   Asistencë teknike për sektorin e transportit në Shqipëri
  11. IPA 2012   Ndërtimi  i by passit të Rrogozhinës
  12. IPA 2012   Ndërtimi i sistemit të kanalizimeve në Vlorë, faza II
  13. IPA 2013   Përmirësimi sigurisë rrugore

 

Asistenca e para-aderimit, koordinohet nga Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin e Komisionit Evropian. Për më shumë informacion vizitoni faqen http://ec.europa.eu/enlargement/ dhe http://mie.gov.al

Aktualisht menaxhimi i fondeve IPA është i centralizuar, ndërkohë administrata shqiptare po përgatitet për menaxhimin e decentralizuar të IPA. Në lidhje me procesin e menaxhimit të decentralizuar, Këshilli i Ministrave ka aprovuar VKM nr 707 datë 21.08.2013 “Për disa shtesa dhe ndryshime ne VKM nr 23 date12.1.2011.” Për përcaktimin e funksioneve, te përgjegjësive dhe të marrëdhënieve ndërmjet autoriteteve të strukturave të menaxhimit të decentralizuar të asistencës së Bashkimit Evropian, në kuadër të instrumentit të para zgjerimit (IPA), komponenti I: Asistenca e Tranzicionit dhe forcimi institucional, i ndryshuar”

Duke pasur parasysh aspiratat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim, BE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për vendet kandidate dhe kandidate potenciale për të arritur qëndrueshmërinë e zhvillimit dhe përgatitjen e tyre progresive për anëtarësim nëpërmjet Instrumentit të Para-aderimit (IPA) II, për vitet 2014-2020. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, ashtu si të gjitha institucionet shqiptare është përfshire në punën për përgatitjen e dokumenteve strategjike të kërkuar për mbështetjen financiare të IPA II. Kuadri ligjor dhe i politikave për këtë fazë të re të IPA është në miratim e sipër nga institucionet përkatëse të BE-së.