Bashkepunimi Rajonal SEETO

MTI është përgjegjëse në lidhje me “Axhendën e konektivitetit, pjesëmarrjen në SEETO, zhvillimet në Rrjetin Kryesor dhe zgjatimet e Korridoreve në territorin Shqiptar, si dhe zhvillimet e fundit në lidhje me politikat rajonale të konektivitetit . 

Shqiperia ka pjesëmarrje aktive në të gjitha aktivitetet e Sekretariatit të SEETO-s, duke bashkëpunuar me vendet e rajonit në shkëmbimin e eksperiencave dhe në paraqitjen e projekteve të përbashkëta, me rëndësi rajonale. Në këtë kuadër, pas vendimit të Samitit të Vjenës (27 gusht 2015) për shtrirjen e zgjatimit të Korridorit TEN-T Mesdhetar edhe në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë më palën malazeze u përgatit dhe u paraqit në raundin e 14 të WBIF, aplikimi i përbashkët për Studimin e Fisibilitetit për korridorin Adriatiko – Jonian, i cili u miratua nga më 16 dhjetor 2015 nga Komitetit Drejtues i WBIF; 

Gjithashtu ne vijim te Samitit te Vjenes, Shqiperia po ndjek me prioriet zbatimin e Masave të Buta, duke plotësuar detyrimet që kishin të bënin me raportimin, nxitjen e të gjithë aktorëve për përmbushje e detyrimeve tona. Në këtë kuadër është punuar ngushtësisht me Sekretariatin e SEETO-s, Kabinetin e

Kryeministrit, MPJ, ministritë e linjës të përfshira në këtë proces, më qëllim:

o    Firmosjen brenda muajit qershor të katër protokolleve, në zbatim të Marrëveshjes midis Shqipërisë         dhe Malit të Zi për mundësimin e transportit hekurudhor ndërmjet dy vendeve;

o    Miratimin brenda muajit qershor të Strategjisë Sektoriale të Transportit, si dokumenti kryesor                 strategjik në fushën e transportit;

o    Miratimin brenda muajit qershor të Kodit Hekurudhor, si dokumenti bazë për zhvillimin e sektorit             hekurudhor;

Për informacione të mëtejshme mund të vizitoni faqen zyrtare të  SEETO

 

24-06-2017