Programi i Transparencës

 

PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR MINISTRINË E TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS

I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje AP) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AP-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së

AP-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.transporti.gov..al si dhe në mjediset e pritjes së publikut.  Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë. 

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e AP-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. 

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së AP -së janë:

1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: AP-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. 

3.  Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e AP-së dhe përkatësisht: Ligji nr. 90/2012 “Per organizimin dhe funksionimin e administrates shteterore”.

4.  Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

5.  Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).

6.  Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij. 

7.  Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë:  
-    i plotë;
-    i saktë;
-    i përditësuar;
-    i thjeshtë në konsultim;
-    i kuptueshëm;
-    lehtësisht i aksesueshëm;
-    i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

 

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Ministri i Transportit dhe Infrastruktures vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.transporti.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
  

  •  Strukturën organizative të autoritetit publik; 

 

  • Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;

  

  •  Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës; 

  

  •  Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit; 

    

  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime; 

  

  •  Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit; 

  

  •  Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara; 

  

  •  Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;

  

  •  Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;

    

  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;

  

  •  AP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;

  

  •  Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP-ja.

 

  • Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon

 

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË MINISTISE SË TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS

 

&

Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë

Baza ligjore

Dokumenti/Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Struktura përgjegjëse

Përshkrimi i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës.

 

Neni 7/1/a/d

 

VKM nr. 954, datë 16.20.2013, “Per përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës”

 

Urdhër i Kryeministrit nr.16 datë 22.2.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në urdhërin nr.190, datë 23.7.2014 , të Kryeminsitrit, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Ministrisë së Transportit  dhe Infrastrukturës”, të ndryshuar.

 

Organika analitike e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës

Rregullorja e brendshme e MTI

 

 

Menjëherë pas miratimit dhe botohet në Fletoren Zyrtare

 

 

Menjëherë pas miratimit nga titullari të strukturës analitike .

 

 

 

Përditesohet pas çdo akt emërimi.

.Në faqen zyrtare www.transporti.gov.al

Sektori i Burimeve Njerëzore

Akte ndërkombëtare

ligje;

akte nën ligjore;

dokument politikash;

dokument tjetër.

 

 

 

 

Neni 7/1/b

 

 

 

 

 

 

 

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

 

Ligji  Nr.44/2015 “Kodi i Procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”

 

Ligji nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”,

 

Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,

 

Ligji nr.85, datë 18.09.2013 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin  dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, të ndryshuar.

 

Ligji nr.86.datë 18.09.2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar

 

Urdhër nr.15, datë 30.01.2015 per miratimin e rregullores “Për parandalimin e konfliktit  të interesave në ushtrimin e funksioneve publike në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, si dhe në institucionet e varësisë”.

 

Ligji nr.10/2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8308, datë 18.3.1998 “Për transportet rrugore”, të ndryshuar.

 

Udhëzim nr.5627, datë 18.11.2016 “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e liçensave dhe çertifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të  udhëtarëve brenda vendit.

 

Udhëzim nr.5628, datë 18.11.2016 “Për miratimin e rrjetit të linjave ndërqytetëse

 

Vendim Nr. 520, datë 13.7.2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.325, datë 19.3.2008 të Këshillit të mInistrave “për miratimin e rregullave për pranimin në veprimtarinë e operatorit të transportit rrugor të mallrave dhe të udhëtarëve, si dhe për njohjen e dokumenteve zyrtare, të caktuara për këta operatorë”, të ndryshuar.

_____

-Projektligj për Autoritetin e Sigurisë Hekurudhore

 

Projektligj për Administruesin e Infrastrukturës hekurudhore

 

Projektligj për Sipërmarrësit hekurudhor

 

Projektligj për Autoritetin  Rregullator Hekurudhor

 

Projektligj për Autoritetin Kombëtar të investigimit të aksidenteve dhe incidenteve hekurudhore

 

Projektvendim për Autoritetin  Liçencues Hekurudhor.

 

______

Projektligji i ri për Kodin Ajror të Republikës së Shqipërisë.

_____    

 

Ligj nr. 103 Datë 15.10.2015 Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e organizatës ndërkombëtare të punës “Konventa  e Punës Detare” (MLC)2006

 

Vendim nr.13, datë 11.01.2017 “Për miratimin e rregullores mbi kontrollin  shtetëror portual në Republikën e Shqipërisë”.

Vendim nr.809, datë 16.11.2016 Për miratimin e rregullores ,mbi zbatimin e kodit ndërkombëtar të menaxhimit të sigurisë (ISM CODE)”.

Udhëzim Nr. 6251, datë 23/12/ 2016 Për Ndryshimin e Udhëzimit Nr. 4 datë 21.05.2015 “Mbi përcaktimin e kushteve, procedurave dhe afateve të vlefshmërisë së licencave për ushtrimin e veprimtarisë së transportit ndërkombëtar detar për automjete dhe/ose udhëtarë dhe shkaqet e procedurat e pezullimit apo revokimit të tyre”.

 

Udhëzim Nr.­­­­­ 4 , datë 21.05.2015 mbi përcaktimin e kushteve dhe afateve të vlefshmërisë së licensave për  ushtrimin e veprimtarisë së transportit  ndërkombëtar detar për automjete dhe/ose udhëtarë dhe shkaqet e procedurat e pezullimit apo revokimit të tyre.

 

Udhëzim Nr.­­­­­ 2565, datë 23.05.2016 Mbi përcaktimin e kushteve , procedurave dhe afateve të vlefshmërisë së licensave për ushtrimin e veprimtarive të shërvbimeve portuale shkaqet e pezullimit apo revokimit të tyre.

_______

Vendim Nr. 63, datë 27.1.2016 Për riorganizimin e operatorëve që ofrojnë shërbimin  e furnizimit me  ujë të pijshëm, grumbullimin, largimin  dhe trajtimin e ujërave të ndotura.

Udhëzim Nr.824, datë 10.02.2017 Për miratimin e marrëveshjes së performancës, kontratës së perfomancës (model tip) për ofruesit e shërbimeve në sektorin e  ujësjellës kanalizimeve.

 

Vendim nr.739, datë 9.9.2015 “Për disa shtesa në rregulloren e zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, miratuar me vendimin nr.153, datë 7.04.2000 të Këshillit të Minisitrave,ndryshuar”.

 

Vendim nr.298, datë 8.4.2015  Për disa ndryshime në vendimin nr.153, datë 7.4.2000 të Këshillit të Ministrave

 “Për miratimin e rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar.

 

Vendim nr.493, datë 22.7.2014 Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.153. datë 7.4.2000  të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores  së zbatimit  të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar

 

Vendim nr.648, datë 22.7.2015 “Për miratimin e kritereve të caktimit të menaxherit, oficerit të sigurisë e inspektorit të autorizuar  dhe të metodologjisë së analizës së riskut për sigurinë rrugore”.

 

Vendim nr.940, datë 18.11.2015 Për disa ndryshime në vendimin nr.153, datë 7.4.2000 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”

 

Pas botimit në fletore zyrtare

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas botimit në fletore zyrtare

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas përfundimit të draftit final, në muajin Prill 2017

Pas përfundimit të draftit final, në muajin Maj 2017

Pas përfundimit të draftit final, në muajin Qershor 2017

Pas përfundimit të draftit final, në  muajin Korrik 2017

 

 

Pas përfundimit të draftit final, në muajin Shtator 2017

 

 

Pas përfundimit të draftit final, në muajin Qershor 2017

 

 

Menjëherë pas miratimit dhe botohet në Fletoren Zyrtare

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Menjëherë pas miratimit dhe botohet në Fletoren Zyrtare

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Publikuar në transporti.gov.al në rubrikën Konsultimi me publikun.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Fletoria zyrtare 140/2015

 

 

 

Drejtoria e Përgjithshme Shërbimeve Mbështetëse

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Politikave

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Politikave

 

 

 

 

 

 

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Politikave

 

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Politikave

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Politikave

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Drejtoria e Qarkullimit dhe Sigurisë rrugore

 

 

 

 

 

 

 

 

Informacion për proçedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,

adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe proçedurat

e ankimit të vendimit përkatës.

 

Neni 7/1/c/g

Format kërkese

Format ankese

Shpjeguese

 

Adresë postare: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Sheshi Skënderbej , Nr. 5,  Tiranë, Shqipëri

 

Adresë e-mail:

Stela.Basha@transporti.gov.al

Pas miratimit të Programit të transparencës.

 

 

Menjëherë në rast ndryshimi

 

 

 

Menjëherë në rast ndryshimi

 

Në faqen zyrtare në menunë "Kontakte / Kordinatori

Koordinatori për të drejtën e informimit

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik,

orarin e punës,

emrin dhe kontaktet

e koordinatorit për të drejtën e informimit.

 

Neni7/1/ç

Koordinatori për të drejtën e informimit i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës

 

Stela Basha

Email: stela.basha@transporti.gov.al

 

Tel: +355 4 23 80 763

 

Adresa: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Sheshi Skënderbej , Nr. 5,  Tiranë, Shqipëri

 

Orari: E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30

E Premte 08:00-14:00

 

Pas miratimit të urdhrit të caktimit të Kordinatorit.

 

 

 

Në faqen zyrtare në menunë "Kontakte / Kordinatori

 

Specialisti i Statistikave

Përshkrim

i proçedurave të zgjedhjes,

kompetencave të funksionarëve të lartë dhe proçedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

 

Neni 7/1/d

 

Ministri i MTI emëruar me dekretin e Presidentit të Republikës nr. 9731, datë 7.9.2016  i ushtron detyrat dhe funksionet e përcaktuara në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë neni 103; Ligjin  nr. 9000, datë 30.01.2003 ‘‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”; ligjin 90/2012, miratuar në datën 27.9.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore” Neni 5, Neni 22, Neni 23, neni 28 dhe dispozita të tjera ligjore. Ai drejton nën përgjegjësinë e tij veprimtarinë e MTI, sipas fushës së përgjegjësisë të përcaktuar në VKM Nr. 954, datë 16.10.2013 “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të MTI”

Zëvëndësministrat emërohen me vendim të Këshilllit të 

Menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare

 

 

 

E përhershme

Në faqen zyrtare www.transporti.gov.al

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse / Drejtoria Juridike

Mekanizmat monitorues;

raporte auditi;

dokumentet me tregues performance

 

Neni 7/1/

dh

Raporti Monitorimit 2015

Raporti Monitorimit 2016

300 Ditëshi

Strategjia Kombëtare e Sigurisë Rrugore

Strategjia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve

Strategjia Kombëtare e Mbetjeve të Ngurta

Strategjia Kombëtare e Transportit

 

Menjëherë pas miratimit nga titullari.

 

Menjëherë pas miratimit nga titullari

Në faqen zyrtare në menunë "Publikime / Raporte Monitorimi

Në faqen zyrtare në menunë "Publikime"/Qarkullimi dhe Siguria Rrugore

 

 

 

http://www.klsh.org.al/

Buxheti

Neni 7/1/e

Ligji Nr. 130/2016 “Për Buxhetin e vitit 2017”

 

 

 

Pas miratimit të ligjit të buxhetit.

 

Në faqen zyrtare në menunë “Publikime/ Raporte Monitorimi

Drejtoria e Financës

Informacion për proçedurat e prokurimit.

Neni 7/1/ë

Regjistri i prokurimit publik

Çdo proçedure publikohet menjëherë ne faqen zyrtare www.app.gov.al

Në faqen zyrtare www.app.gov.al

Në menun “Autoriteti kontraktor” Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës

Njesia e prokurimit publik

Shërbimet e autoritetit për publikun

 

Neni

7/1/f

Udhëzim nr.3912,datë 21.06.2004 "Mbi procedurat për përballimin nga shteti të shpenzimeve të shërbimit të varrimit për shtetasit shqiptarë, që vdesin brenda dhe jashte shtetit"  

Në faqen zyrtare në menun Publikime / Shpenzimet e aparatit

Licensime

Drejtoria Financës / Drejtoria e Licensimit dhe Rregullave të Ndërtimit

Paraqitja  e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj

24-06-2017