Rimbursimin e shpenzimeve për shtetasit shqiptarë që vdesin jashtë vendit

Rimbursim shpenzimesh për shtetasit shqiptarë që ndërrojnë jetë jashtë vendit

 

Dokumentacioni që duhet të paraqitet në Ministrinë  e  Transportit   dhe Infrastrukturës për të përfituar  rimbursimin e një pjese të shpenzimeve të transportit  në bazë të VKM-së  nr. 788 , datë 26.11.2003 “Për përballimin  e shpenzimeve të shërbimit të varrimit  për shtetasit shqiptarë që vdesin jashtë shtetit”
 

Dokumentacioni i nevojshëm

-Dokumenti i vdekjes nga shteti ku ka ndodhur vdekja, i përkthyer i noterizuar

-Faturë, biletë apo dokument tjetër që vërteton se shpenzimet e transportit i kanë kryer familjarët apo të afërmit e të ndjerit, e përkthyer e noterizuar

-Vërtetim për vendin e varrimit të të njderit nga shërbimi funeral ose organet e pushtetit vendor

-Certifikatë vdekje nga zyra përkatëse e gjëndjes civile në Shqipëri

-Certifikatë familjare e të ndjerit

-Vërtetim nga banka i numrit të llogarisë bankare (në lekë) i personit të familjes që do tërheqë paratë.

-Nëse personi që do të tërheqë paratë nuk është pjesë e familjes të të ndjerit, duhet të pajiset me prokurë nga anëtarët e familjes  dhe numrin e llogarisë bankare 

-Numër kontakti të personit që do të dërgoj dokumentacionin me qëllim komunikimin në rast mungesash.

-Dokumentacioni i mësipërm duhet të jetë original ose kopje e noterizuar.

-Dokumentacioni në gjuhë të huaj të jetë i përkthyer në shqip dhe i noterizuar.

SHËNIM :
BUXHETI I SHTETIT  RIMBURSON NJË PJESË TË SHPENZIMEVE TË TRANSPORTIT TË LLOGARITUR  ME TARIFËN 70 LEKË PËR KM NGA QENDRA ADMINISTRATIVE KU KA NDODHUR VDEKJA DERI NË QENDRËN ADMINISTRATIVE KU  DO TË BËHET VARRIMI. PËR VENDET  JASHTË EUROPËS, TARIFA E RIMBURSIMIT ËSHTË 1500 DOLLARË

 

Hapat e procedurës
Personi që kërkon shërbimin:
- Dorëzon dokumentacionin e nevojshëm me postë, dorazi apo nga një person i 3-të, në Sektorin e Financës në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës. E detyrueshme lënia e  një numri kontakti. 

Kushti i vendimit
Për shtetasit shqiptarë që vdesin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë kur shpenzimet përballohen nga familjarët e të ndjerit, buxheti i shtetit rimburson një pjesë të këtyre shpenzimeve. Kur shpenzimet e transportit për sjelljen e kufomës apo eshtrave në Shqipëri kryhen falas nga shteti përkatës apo shoqatave të ndryshme, familjarët e te ndjerit nuk përfitojnë pagesë nga shteti shqiptar.
Koha e nevojshme për marrjen e këtij shërbimi është një muaj nga dorëzimi i dokumentacionit të plotë.

Periudha e vlefshmërisë
Rimbursimi i këtyre shpenzimeve bëhet brenda një viti nga dita e sjelljes së kufomës në Shqipëri.

Kostot
Për shtetasit shqiptarë që vdesin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë kur shpenzimet përballohen nga familjarët e të ndjerit, buxheti i shtetit rimburson një pjesë të këtyre shpenzimeve llogaritur me tarifën 70 l/km nga qendra administrative ku ka ndodhur vdekja deri në qendrën administrative ku do bëhet varrimi. Për transporte të kryera nga vende jashtë Europës rimbursimi është në masën1500 dollarë e konvertuar me kursin e këmbimit.

Kontakti
04 23 80 824